Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë në 5-vjetorin e Shenjtërimit të Nënë Terezës, teksa shfaqet para ikonës së saj.

Presidenti Meta shkruan se shembulli i saj, vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore.

“Në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës, krenarisë tonë kombëtare, shembulli i saj i jashtëzakonshëm i dashurisë në veprim, solidaritetit dhe humanizmit vjen si mesazh frymëzues dhe reflektimi për më pak fjalë dhe më shumë vepra për ndërtimin e një Shqipërie më të dhembshur dhe njerëzore, ku çdo qytetar në nevojë gjen ndihmë, përkrahje, zgjidhje të halleve, përfshirje sociale, shanse dhe mundësi të barabarta.
Të krenohesh me Shën Terezën, së pari duhet të jetësosh veprën e saj! 🇦🇱”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakSHKODËR/ VIHEN NË PRANGA 4 SHTETAS PËR VEPRA TË NDRYSHME PENALE, 1 PREJ TYRE I SHPALLUR NË KËRKIM
Artikulli tjetërDELTA SHKAKTON 54 VIKTIMA NGA COVID DHE MBI 16 MIJË RASTE NË 35 DITË NË SHQIPËRI, GRUPMOSHA 30-39 VJEÇ MË E PREKURA