Per te 17-tin vit radhazi Lezha feston Diten e Shtegtareve, që ju dedikohet emigranteve të cilët në këtë periudhe kthehen në vendlindje.Aktivitetet për këtë festë të kthyer në traditë, nisen me ndeshje futbolli mes një grupi qytetaresh dhe emigrantesh të cilët janë kthyer për pushime verore pranë familjeve të tyre.Festa e shtegtareve është një ditë bashkimi mes vendasve dhe atyre që jetojnë jashtë Shqipërisë, thonë protagonistet e këtij aktiviteti.

Veprimtaritë për Diten e Shtegtareve do të kulmojnë, mbrëmjen e kësaj të martë në sheshin “Gjergj Kastrioti” me një koncert festiv me pjesmarrjen e artisteve të ndryshem të skenes shqiptare.Festes e cila do të zgjase për disa ore pritet ti bashkohen dhjetra emigrante dhe qytetare lezhjan.

Artikulli paraprakSHKODËR, TENTUAN TË VIDHNIN NJË AUTOMJET, ARRESTOHEN 2 SHTETAS
Artikulli tjetërSHOQËRONTE MARTINAJN, ISH-POLICI KËRKON LIRINË