15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre. Kreu I shoqatës së të verbërve “Shpresa Katolike”
Ndoc Bjeshka u shpreh se një nga problematikat që po I vështirëson jetën kësaj kategorie është ndalimi për të përdorur linjat e transportit. Një shqetësim I tillë është ngritur shpesh herë por që deri më tani nuk I është dhënë zgjidhja e duhur.
Ndërtimi I rrugëve dhe mungesa e hapësirave për lëvizjen e të verbërve është një tjetër problematikë sipas kreut të shoqatës Bjeshka.
Kreu I shoqatës së të verbërve I bëri thirrje të gjithë komunitetit që të zbatojnë masat mbrojtëse për tu mbrojtur nga infektimi me virus.
Pavarësisht problematikave të cilat përballen çdo ditë , institucionet përgjegjëse nuk kanë marrë asnjë masë për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.