Në kuadër të aktiviteteve për pastrimin e Shqipërisë, ndalesa e radhës ka qënë Bashkia Vau Dejës.
Prezent në këtë fushatë ndërgjegjësimi ka qene prefekti i Qarkut të Shkodrës, Cesk Millja, i cili i është bashkuar inisiativës në njësinë administrative të Hajmelit. Ai i drejtoi një apel të gjithë nxenesve që të kontribuojne per mjedisin.
Nga ana tjetër Kryetari i Bashkisë Vau Dejës, Zef Hila është shprehur se mjedisi ngelet një prioritet i bashkisë Vau Dejës, ndërkohe që në këto tre vite eshte investuar në shtimin e siperfaqeve te gjelbra në zone.
Gjatë këtij aktiviteti sensibilizues me pjesmarrjen e nxenesve te shkolles 9 vjecare jane vendosur edhe kosha per hedhjen e mbeturinave ne qender te njesise administrative te Hajmelit
ndërkohe që femijet se bashku me administraten e Bashkise Vau Dejës kane kryer edhe pastrimin e territorit