Qytetaret shkodrane serish kane protestuar ne hyrje te qytetit te Shkodres Kjo është dita e trete e protestes ne Shkoder qe ka filluar ne oren 16.00.

Ne proteste jane hedhur parulla kunder qeverise ndersa kerkesat ekonomike kane qene në qender te saj.

Ulja e taksave dhe çmimit te karburanteve,dhenia e demshperblimeve per te permbyturit dhe ato qe jane prekur nga ndertimet ne infrastrukture kane qene disa nga kerkesat e protestuesve.

Ne proteste jane hedhur parulla kunder qeverise dhe kryeministrit Rama, ndersa është ritheksuar mbështetja per protesten e studenteve.

Protestuesit i hapen rrugen nje mjeti qe kishte brenda nje te semure qe po transportohej drejt spitalit rajonal teShkodres. Protestuesit kane vepruar me shpejtesi duke lejuar hapjen e rruges per kete urgjence por me pas rruga u bllokua serish.

Bllokohet nga protesta ne Shkoder autobuzi i sherbimit urban.Qytetaret qe ndodheshin brenda autobuzit dhe shoferi jane detyruar qe te zbresin me shpresen qe protestuesit te hapin rrugen.

Nje drejtues mjeti ka arritur qe te depertoje mes turmes se protestuesve ne Shkoder me mjetin e tij. Edhe pse protestuesit tentuan ta ndalojne ai arriti qe te kaloje duke mos pyetur per protesten dhe bllokimin e rruges.

Megjithate te tjeret e kane patur te pamundur qe te kalojne dhe rruga vazhdoi te jete e bllokuar deri ne perfundim te protestes.

Artikulli paraprakQEVERIA VENDOS: 5 MIJË LEKË SHPËRBLIM PËR PENSIONISTËT, MIRATOHET EDHE ÇEKU PËR BEBET
Artikulli tjetërASISTENCË AMERIKANE PËR OSHEE-NË