Nata e Verës ka zbardhur qytetin e Elbasanit. Mijëra njerëz janë mbledhur në Bulevardin “Aqif Pasha” për të ndjekur koncertin e madh festiv, të mundësuar nga Bashkia e këtij qyteti.

Këngëtarët më në zë shqiptare, janë ngjitur në skenë për të festuar së bashku ardhjen e stinës së ngrohtë. Qytetarë të ardhur nga zona të ndryshme të vendit, janë shprehur të kënaqur nga organizimet dhe shprehen tw vendosur të qëndrojnë në shesh deri në orët e para të mëngjesit, për të pritur së bashku “Ditën e Verës”. Festimet kulmuan me hedhjen e fishekzjarreve, të cilat ndriçuan “Natën e Verës” në Elbasan. Por vec festimeve në shesh, të gjitha baret dhe restorantet e qytetit sonte janë të mbushura plot, deri në orët e para të mëngjesit, pasi siç e do tradita, festa e verës pritet së bashku.

Artikulli paraprakSESI TË SHTOJMË NDJEKËSIT NË INSTAGRAM
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT, JA ME SA RRITEN TEMPERATURAT