Festimet për ditën e verës në të gjithë vendin kanë rikthyer vizitorët edhe në Kalanë e Shkodrës.
Shumë qytetarë kanë zgjedhur që me familjet e tyre apo grupe të rinjsh të kalojnë një ditë të këndshmë pranë objektit historik. Një pjesë e madhe kanë zhvilluar vizita në muzeun e kështjellës, ndërsa përgjegjësi i këtij institucioni thotë se kjo është dita e parë pas stinës së dimrit ku numri i vizitave është relativisht i lartë. Sipas Mlikës, që nga muaji prill, numri i turistëve rritet gradualisht. Përveç vizitave në kalanë e Shkodrës, në Shirokë dhe në Zogaj, artizanët gjithashtu prezantuan produktet e tyre në pedonalen e qytetit.