Dita e verës ka risjellë në qendër të qytetit të Shkodrës dhjetëra artizanë për të promovuar punimet e tyre.

Prezantimi i prodhimeve artizanale dhe produkteve nga zona të ndryshme të veriut do të zgjasë 3 ditë, ku do të kulmojë më 14 mars, ku do të ketë edhe festime për ditën e verës. Veshjet tradicionale, Qilimat e punuar në tezgjah dhe pikturat në dru ishin disa prej prezantimeve të artizanëve. Pavarësisht mbështetjes së shoqatës, të ardhurat e siguruara nga artizanati janë të pakta. Interesi i qytetarëve shkodranë ka qenë i madh në ditën e parë të këtij panairi.

Në ditën e dytë dhe të tretë pritet që më shumë artizanë t’i bashkohen nismës për të prezantuar produktet e tyre.

Artikulli paraprakBASHA DREKË PUNE ME AMBASADORËT E BE
Artikulli tjetërGJONAJ: QEVERIA I KA SYTË NGA PUKA