Si sot 20 vite më parë trupat e NATO-s vendosën të ndërhynin në Kosovë duke bombarduar forcat serbe dhe duke i ndaluar nga maskara që po shkaktonin ndaj populli shqiptar në Kosovë.

Kjo ndërhyrje për çlirimin e Kosovës i parapriu një lufte të ashpër mes Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave serbe ku këta të fundit shtuan masakrat ndaj civilëve shqiptarë. Kujtojmë se ndërhyrja e NATO-s erdhi u bë pas marrëveshjes së Kumanovës ndërmjet zyrtarëve serbë dhe autoriteteve të NATO-s, të udhëhequra në atë kohë nga gjenerali britanik, Mike Jackson.

Me këtë marrëveshje, Serbia ishte detyruar të tërheqë të gjitha forcat e saja policore dhe ushtarake nga Kosova, por që nuk e zbatoi.

Për këtë ditë të shënuar për Kosovën dhe në nder të festimeve në Kosovë kanë ardhur ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton, ish-sekretarja Madeleine Albright, dhe shumë personalitete tjerë ndërkombëtare.

Ndërkohë në orën 11:00, në sheshin “Skënderbeu” mbahet tubimi qendror i shënimit të 20-vjetorit të hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë.

Ndërsa në orën 14:00 do të jetë “Ecja për liri”, për të vazhduar drejt sheshit “Albright”, afër ‘American School of Kosova’ për të bërë përurimin e bustit të ish-sekretares Albright.

Ndërkaq në orën 15:00, do të bëhet vizitë në Bulevardin ‘Bill Clinton’, afër shtatores së ish-presidentit Clinton.

Artikulli paraprakTË JESH SHEF ËSHTË NË MODË, RRITEN BIZNESET PROFESIONALE NË 2018-N
Artikulli tjetërE SHKARKOI VETINGU, REAGON FUAT VJERDHA!