Studentët kanë zhvilluar ditën e 15-të të protestës. Ata vazhdojnë që t’i qëndrojnë vendimit të tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave nga ana e qeverisë.

Edhe gjatë ditës së sotme është bojkotuar procesi mësimor teksa janë mbledhur në orën 10:00 tek Korpusi Universitar ndërsa më herët zhvilluan një tryezë diskutimi ku morën vendimin për vazhdimin e aksionit të tyre.

Protesta e studentëve pritet që të vijojë deri ditën e premte të kësaj jave dhe më pas të ketë një pushim për shkak të festave për t’u rikthyer sërish në janar ndërsa bojkoti i mësimit do të vijojë pa ndërprerje

Studentët e fakultetit të Shkencave Sociale dhe ato të Natyrës pasi u mblodhën nisën marshimin drejt Kryeministrisë ashtu si zakonisht në këto ditë të protestave.

Për disa minuta janë bllokuar edhe disa prej kryqëzimeve në Tiranë duke krijuar kështu sërish një trafik të rënduar. Studentët janë të vendosur për ta vijuar protestën e tyre deri në plotësimin e 8 kërkesave ndërsa pa ndërprerje do vijojë edhe bojkoti i procesit mësimor.

Artikulli paraprakSHTËPIA E FËMIJËS SHKOLLORË, AKTIVITET PËR FESTA
Artikulli tjetërGRATË FRYMOJNË VLERA