Ne kuader te Ditës europiane të gjuhëve të huaja“ nxënëset dhe nxënësit e shkollave qe kane ne programin e tyre mesimin e ketyre gjuheve ishin të pranishëm në një aktivitet informativ qe zyra e Informacionit të Bashkimit europian realizoi me kete rast.
Drejtuesja e kesaj qendre shprehet se nxenesit shpalosin arsyet e tyre per mesimin e gjuheve gjermanishtes, frengjistes, italishtes dhe anglishtes ndersa nenvizon se te pranishmit kane mundësi të fitojne me shume njohuri mbi shumëllojshmërinë gjuhësore të Europës.
EUIC SHKODER AKTIVITET ME INSTITUCIONET GJUHËSORE
Dita europiane e gjuhëve te huaja “, për ti dhënë rëndësi e veçantë vlerës së gjuhëve dhe kulturave dhe për të ruajtur trashëgiminë e 200 gjuhëve europiane, u caktua nga Këshilli i Europës dhe nga Bashkimi Europian . Pjesëmarrësit ishin stafin e Aleancës Franceze në Shkodër, përfaqësues të Institutit Italian të Kulturës, mësues dhe nxënës të shkollës së mesme austriake “Peter Mahringer” dhe ai i fakultetit te gjuheve te huaja.Përmes aktiviteteve informative sensibilizohet publiku i gjerë në gjithë Europën për shumëllojshmërinë gjuhësore në kontinentin tonë dhe apelohet që ajo të kurohet dhe të mësohen gjuhë të huaja.