Këtë vit Shqipëria ka një prodhim me 20% më pak misër dhe ky është një shqetësim për ekspertët. Kjo ulje e prodhimtarisë vjen nga thatësirat ndërsa vendi ynë thotë specialisti Kostandin Hajkola duhet që të përballet me një rritje të çmimit të misrit.

Ndërkohë fermerët tregojnë se situata është e vështirë për shkak se nuk ka treg për shitje, kostot e prodhimit janë shumë të larta, subvencionet e qeverisë nuk mjaftojnë gjërat të cilat mund të bëjnë që fermerët t’i lënë tokat të papunuara.

Agronomi Baki Dervishi, ekspert i bujqësisë thotë se në vendin tonë mungojnë analizat kimike të tokës nga ana e fermerëve në mënyrë që të mos përdorin pesticide të panevojshme duke mos prishur kështu zinxhirin ushqimor dhe të mos ndotet mjedisi ndërsa tregon edhe disa masa që duhet të marrë qeveria.

Qendra e Transferimit të Teknologjive Bujqësore në Shkodër organizoi Ditën Fushore të Misrit, ku janë prezantuar hibridet të cilat po rriten në tokat bujqësore në afërsi të zonës së Dobraçit ndërsa ekspertët dhe fermerët ndanë shqetësimet të cilat nuk po gjejnë zgjidhje prej vitesh.

https://youtu.be/wDiyylfi4cc

Artikulli paraprakSHTËPITË ME QIRA KONKURENCË E PANDERSHME
Artikulli tjetër“QYTEZA” SHEKULLORE NË PLLANË TË LEZHËS