Përfaqësues të Institutit të Teknologjive Bujqësore dhe Ministrisë së Bujqësisë inspektuan nga afër fushat e mbjella me misër hibrid në afërsi të Dobraçit.

Drejtuesi i institutit Kostandin Hajkola tha se qëllimi i këtij projekti është gjetja e farës së përshtatshme për tokat tona. Sipas Hajkolës, fara hibride më e përshtatshme është Rozafa 685. Farërat hibride të misrit kanë filluar të përdoren gjatë viteve të fundit në territorin shqiptar, pasi kanë rezistencë në kushte të vështira dhe prodhimi i tyre arrin deri në 15 ton/ha. Zonat kryesore ku testohen këto farëra janë Dibra dhe Shkodra.

Artikulli paraprakPRESIDENTI NISHANI FIRMOS LARGIMIN E MINISTRIT
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN DREJTORI I ALUIZNIT LUAN HARUSHA