Në kuadër të 23 prillit, ditës Kombëtare të Sovranitetit dhe festës së Fëmijëve, dega e Institutit Junus Emre në Shkodër organizoi një takim me nxënësit e shkollave të qytetit.

Gjatë fjalës së tij, drejtori i këtij instituti foli për rëndësinë e kësaj dite, ndërsa tha se do të hapet edhe një program për mësimdhënien e gjuhës turke. Pjesë e aktiviteteve të organizuara pranë institutit u bënë nxënës të Medresesë haxhi Sheh Shamia, ndërsa takimi ishte i hapur edhe për shkollat e tjera të qytetit.

23 prilli konsiderohet si dita e sovranitetit kombëtar dhe fëmijëve, e cila kremtohet në Turqi, por edhe të gjitha institutet turke të shpërndara në shumë vende të botës. Në qendër të festimeve për këtë ditë janë fëmijët, për të cilët organizohen aktivitete me karakter kulturor dhe edukativ.

Instituti kulturor turk “Yunus Emre” e ka nisur aktivitetin në Shqipëri në vitin 2010, ndërsa që nga viti 2012 operon me aktivitete të ndryshme edhe në qytetin e Shkodrës, si një përçues i vlerave të kulturës, artit dhe gjuhës turke. Objektivi kryesor i këtij instituti është mësimi i gjuhës turke për nxënësit e shkollave dhe studentet në universitete duke ushtruar kështu eshe kurse sezonale.

Artikulli paraprakLUCIA NADIN PREZANTON REZULTATET E KËRKIMEVE 20 VJEÇARE
Artikulli tjetërDREJTUESIT E FEDERATAVE SINDIKALE, TRAJNIM NË SHKODËR