Në ditën kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, DRKK në bashkëpunim me DAR Shkodër i kanë kushtuar vemendje brezit të ri.
Në këtë ditë është zgjedhur një parakalim i nxenesve ne pedonalen Kolë Idromeno kun ë focus të mesazheve të përcjella, kane qene monumentet e kultuës, vlerat por edhe rendesia e tyre per mbarë opinionin. Drejtoresha e DRKK Shkodër, Majlinda Laçej, në një intervistë dhenë për mediat është shprehur se është pikërisht brezi i ri ai që duhet të kthejë vemendjen, ndaj kësaj trashëgimie që shkodra nuk e ka të paktë.
DRKK, nuk i ka ndalur aktivitetet vetëm në një ditë por duke i ndarë ato në disa ditë me radhë. Janë hapur dyert e muzeve në Shkodër, kalasë rozafa por edhe shtëpive tradicionale, të cilat kanë status nga Ministria e kulturës në mënyrë që qytetarët të jenë afër këtyre objekteve me rëndësi të vecantë për Shkodrën .