Kultura, Tradita dhe Historia e Selites në Mirditë u prezantuan përmes një aktiviteti muziko-letrar të titulluar ‘Dita Kulturore e Selitës’. Ky organizim i konceptuar si një festë në vendlindje e cila është braktisur masivisht gjatë viteve të fundit, bëri bashkë banor, ish banor të kësaj zone dhe shumë të ftuar, të cilët preken nga afer potencialin turistik dhe kulturor të Selitës.
Kjo festë synohet të kthehet në traditë të përvitshme si një mënyre për të rikthyer vemendjen nga ish-qyteza e Kurbneshit dhe të gjitha fshatrat e Selitës në teresi të cilët janë lënë në harrese të plotë.
Pushteti duhet të investoje dhe njerezit të rikthehen në Selitë, që kjo zonë me potencial të jashtëzakonshem turistik të zhvillohet.Ky ishte mesazhi që u përcoll në Diten Kulturore të Selitës.
E ndodhur 40 km larg qytetit të Rrëshenit dhe mbi 800 metra mbi nivelin e detit, shpopullimi ka prekur masivisht edhe fshatrat e Selitës në Mirditë, por me ndërtimin e rrugës së Lures e cila ka nisur dy vite më parë ka shpresa që situata do të ndryshojë përmes zhvillimit të turizmit.