1000 persona jetojnë në vendin tonë të infektuar me HIV AIDS, ku nga ky numër 102 janë diagnostikuar me virusin HIV në periudhën janar-nëntor 2016.
Rrrugët e transmetimit vijojnë të jetë ato seksuale dhe rritje të rasteve kanë shënuar edhe infektimi nga marrëdhëniet homoseksuale. Institiuti i Shëndetit publik raporton për 1 fëmijë të infektuar me HIV gjatë këij vitit. Meshkujt zënë numrin më të lartë të të prekurve, 704 persona, ndërsa femra 80 raste. Grupmoshat më të prekura janë 35-44 vjeç që zënë 30% të rasteve. Përqindjen më të ulët, zënë moshat mbi 65 vjeç me vetëm 2%. Sa i përket shpërndarjes gjeografike në vend, numrin më të lartë të prekurve nga virusi mban Tirana me 446 raste, ndërsa numrin më të vogël Tepelena dhe Gramshi me nga 1 rast. Imunitet nga sëmundja vdekjeprurëse kanë vetëm Erseka dhe Bilishti. 1 dhjetori është dita kombëtare e sensibilizimit ndaj virusit HIV dhe fatmirësisht sipas ekspertëve të ISHP nuk kemi raste të reja nga përdorimi i shiringave të njëjta nga të droguarit, ndërsa personat e diagnostikuar vijojnë të marrin mjekimin në QSUT dhe në klinika të tjera në vend.