2 Prilli shënoi ditën ndërkombëtare të autizmit. Qëllim i kësaj dite është të rris ndërgjegjësimin dhe edukimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së tyre. Identifikimi dhe diagnostifikimi në kohë i autizmit është shumë i rëndësishëm thotë logopedja Dea Kraja.

E rëndësishme për personat autik është terapia ABA, analiza e aplikuar e sjelljes e cila është hartuar për të përmirësuar si sjelljen ashtu dhe aftësitë sociale dhe emocionale të këtyre personave shprehet Megi Lazri terapiste për trajtimin ABA.

Sipas logopedes Kraja me rëndësi është kthimi i vëmendjes të shoqërisë ndaj nevojës për trajtim që kanë personat autik.

Statistikat tregojnë se 1 në 88 persona në botë diagnostifikohet me autizëm duke e bërë këtë të fundit më të shpeshtë se kanceri, diabeti dhe SIDA.

Artikulli paraprakPASHKËT KATOLIKE, IMZOT GEORGE FRENDO: MOS TË LEJOJMË QË VIRUSI TË KUFIZOJË JETËN TONË
Artikulli tjetërSHKODËR, PROBLEME ME PËRFITIMIN E STATUSIT TË MINATORIT