15 shtatori shënon Ditën ndërkombëtare të Demokracisë. Ambasada e Shteteve të Bashkuara thotë se sfidë e demokracisë po bëhet gjithnjë e më shumë përdorimi i inteligjencës artificiale në qeverisje dhe rreziqet që mund të vijnë prej saj.

“Dita Ndërkombëtare e Demokracisë thekson nevojën për të mbrojtur fjalën e lirë, liritë civile dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht gjatë zgjedhjeve në mbarë botën.

Fokusi i këtij viti është roli i inteligjencës artificiale në qeverisje. Ndërsa IA mund të rrisë pjesëmarrjen dhe barazinë, ajo gjithashtu paraqet rreziqe si dezinformimi dhe gjuha e urrejtjes.” shkruan ambasada.

Artikulli paraprakFORCAT RENEA NISEN DREJT MALËSISË SË MADHE PËR KAPJEN E AUTORIT TË PLAGOSJES SË DYFISHTË
Artikulli tjetërZELENSKY KËRKON SËRISH NDIHMË USHTARAKE NGA ALEATËT