Në ditën ndërkombëtare të fëmijëvë drejtoria rajonale e arsimit ka organizuar përpara bashkisë Shkodër një aktivitet social-kulturor me fëmijët e kopshteve dhe shkollave 9-vjeçare të Shkodrës.
Inspektorja e DAR Lira Smakaj foli rreth veprimtarive që kanë ndërmarrë vetë fëmijët.Konventa për të drejtat e fëmijëve është nënshkruar në vitin 1989, por sërish vijojnë që të jenë pjesë e shfrytëzimit, dhunës apo mohimit të të drejtave të tyre. Gjithashtu në 20 nëntor Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e të Drejtave të Fëmijës në vitin 1959 për të mbërriturpas 30 viteve me nënshkrimin e Konventës së të Drejtave të Fëmijës më 1989.