Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit znj.Evis Kushi zhvilloi një takim miqësor me gra dhe vajza, të cilat kanë marrë kohët e fundit titullin akademik “Profesor” ose “Profesor i Asociuar”.

Në këtë takim Kushi shprehu angazhimin e saj personal dhe institucional për të ofruar sa më shumë mbështetje për gratë dhe vajzat e përfshira në shkencë, por edhe për të shtuar sa më shumë angazhimin e tyre në fusha të ndryshme shkencore.

“Së bashku edhe me drejtoreshën e AKKSHI Mirela Muça dhe deputetet e Komisionit Parlamentar të Edukimit, diskutuam si t’i mbështesim gratë dhe vajzat që të angazhohen edhe më shumë në shkencë apo projekte kërkimore në institucionet tona të arsimit të lartë” – shprehet Ministrja Kushi në rrjetin e saj social, ku uroi edhe Ditën Ndërkombëtare të Gruas për të gjitha gratë dhe vajzat.

Artikulli paraprak“OFRUAM MODELIN MË TË MIRË”, KANDIDATI I PD-SË PËR SHKODRËN: NUK KA LIDERSHIP MË TË RI SE BASHA
Artikulli tjetërREZULTATI NË ZGJEDHJET E 6 MARSIT, BASHA: PËRGJEGJËSIA BIE TEK TË GJITHË, POR FILLON ME MUA