Një mesazh në ditën ndërkombëtare të Kujtesës e ka pasur edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha. Me një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se sot është një ditë e trishtë ku kujtohen milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit, teksa shprehet se ndihet krenar që Shqipëria kontribuoi që kjo shifër të mos ishte më e madhe.

“Sot me 27 Janar përkujtojmë me dhimbje 6 milionë hebrenjtë që u shfarosën mizorisht gjatë Holokaustit. Kurrë nuk duhet të harrojmë dhe duhet të përballemi e të luftojmë të gjitha format e antisemitizmit dhe diskriminimit. Krenar për qëndrimin unik dhe sakrificën e shqiptarëve në mbrojtje të hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore”, shkruan Basha.

Artikulli paraprakMETA REAGON PAS TAKIMIT ME YURI KIM: SË BASHKU TË PËRBALLOJMË ME SUKSES SFIDAT
Artikulli tjetër‘ZGJEDHORJA’/ GJIKNURI: PRESIM PROPOZIMET ZYRTARE TË PD-SË! 15 MARSI DATË AMICIOZE, POR MUND TË IA DALIM