Në ditën ndërkombëtare të kontracepsionit, drejtoria e shëndetit publik ka shpërndarë për qytetarët broshura informuese mbi parandalimin e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme.

Poliklinika e qytetit të Shkodres ishte takimi I parë informues ndërsa në ditët në vazhdim, pjesë e këtyre takimeve do të bëhen nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Gjatë viteve të fundit numri I personave të prekur nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme është në rritje. Kryesisht adoleshentët vazhdojne te jenë më të ekspozuarit për tu prekur nga këto sëmundje si shkak I mos informimit te duhur për pasojat negative që sjellin këto sëmundje.

Artikulli paraprakSPITALI, ÇELA: INVESTIME PËR PROTEZAT DHE KIMIOTERAPINË
Artikulli tjetërBORSHI: MBETJET? TË MENAXHOJMË MË PARË SHQIPËRINË