Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përcolli sot një mesazh në Ditën Ndërkombëtare të Paqes.

“Po jetojmë në një botë të trazuar nga konfliktet që përbëjnë kërcënime e rreziqe serioze për paqen dhe sigurinë botërore. Zhvillimet më të fundit ndërkombëtare kanë treguar se paqja nuk është asnjëherë e sigurt”, u shpreh Begaj.

Kreu i Shtetit nënvizoi se, historia na njeh ne shqiptarët si paqedashës.

“Luftërat që nuk i zgjodhëm, na kanë dhënë mësime të vyera. Le të vijojmë të shpërndajmë modelin tonë të paqes e të ruajmë kulturën e mbrojtjes së saj. Bota ka nevojë për të”, theksoi më tej Begaj.

Artikulli paraprakTRITOL NË NJË BANESË NË DRAGOÇ
Artikulli tjetërAKSIDENT I TREFISHTË NË AKSIN LEZHË-SHËNGJIN