Shoqata e te verberve Shkoder organizon aktivitetin ne kuader te dites se shkopit te bardhe.
Kreu i kesaj shoqate Ndoc Bjeshka u shpreh se zenia e trotuareve nga tavolinat e lokaleve vijon te jete shqetesim per ta.
15 Tetori njihet në gjithë botën si dita Ndërkombëtare e Shkopit të Bardhë e cila simbolizon përpjekjet e personave të verbër për përmirësimin e standartit të të drejtave të tyre.
Kjo ditë daton në vitin 1964, kur Presidenti Amerikan Lindon S. Jonson nënshkroi Deklaratën e cila sanksiononte të drejtën e personave të verbër për të qenë të barabartë
dhe të gjithpërfshirë në shoqëri dhe masat që institucionet përgjegjëse duhet të merrnin për të lehtësuar dhe respektuar kërkesat e këtij komuniteti.
Edhe në vëndin tonë, prej disa vitesh, individët me shikim të kufizuar nën kujdesin e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë dhe Qendrës Kombëtare të Rehabilitimit të të Verbërve, e kremtojnë këtë ditë.
Në mënyrë të vecantë, kjo ditë i bashkon ata në veprimtari të ndryshme në nivel lokal e kombëtar që kanë për qëllim sensibilizimin e institutcioneve shtetërore dhe shoqërisë për përmisimin e realizimit në praktikë të të drejtave që atyre u jep statusi I të verbërit,
por shërben për promovimin e vlerave që këta persona mund të ofrojnë në shoqëri. është fakt pozitiv që ka një rritje të ndjeshmërisë së shoqërisë dhe institucioneve shtetërore shoqërinë
ndaj personave të verbër por arritja e standarteve bashkëkohore që rekomandojnë dokumentat ndërkombëtare për të drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar kërkon me shumë punë.
Problematika të tilla si aksesi në informim, arsimi i integruar, punësimi, gjithëpërfshirja në aktivitete kulurore e sportive, krijimi i kushteve për lëvizjen autonome të personave të verbër në rrugë e kudo, janë ende të brishta në shoqërinë tonë.