21 marsi njihet si dita ndërkombëtare dedikuar personave me sindromën Down, kryesisht fëmijëve me nevoja të veçanta.
Por çfarë është në të vërtetë Sindroma Down. Pavarësisht se në qytetin e Shkodrës nuk ka një shifër të saktë të personave të prekur me Sindromën Down, specialistët shprehen se vitet e fundit përfshirja sociale e kësaj shtrese ka njohur rritje. Studimet gjithashtu tregojnë se familjet që kanë fëmijë me këtë sindromë jetojnë në harmoni të plotë.
Qendrat e Shërbimeve psikologjike në qytetin e Shkodrës si dhe programet aftësuese të mbështetura nga ministritë, kanë gjithashtu kontributin e tyre sa i përket mbështetjes së personave me nevoja të veçanta.