Kjo e mërkurë ka shënuar ditën ndërkombëtare të të zhdukurve, ndërsa në Shkodër janë organizuar një sërë aktivitetesh që në fokus kishin takime dhe aktivitete në drejtim të adresimit të çështjes së personave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Gentiana Sula, kryetare e Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit kërkon që institucionet të angazhohen për gjetjen e personave të zhdukur.
Arqipeshkëvi I Shkodrës Angelo Massafra iu bashkua thirrjes për angazhimin e institucioneve.
Ditën e sotme, u shënjua “Vendvarrim i dyshuar” tek vorret e Rrmajit në Shkodër, një territor ku mendohet se mund të shërbejë si varr masiv për gjetjen e eshtarve të ëprsonaë të zhdukur në periudhën e komunizmit.