Me rastin e ditës ndërkombëtare të veshkave, e cila është 9 marsi, Drejtoria e Shëndetit Publik Shkodër organizoi këtë të enjte pranë Poliklinikës promocion për njohjen e popullatës me simptomat dhe kontrollet për sëmundjet e veshkave.

Duke qenë se numri më i madh i të sëmurëve janë femra, është menduar që organizimi të bëhet pikërisht me rastin e ditës së grave, më tetë mars. Për disa orë, u bë e mundur të shpërndahen një numër i konsiderueshëm fletushkash për njohjen me luftën kundër sëmundjeve të veshkave.

Dëmtimet e veshkave nuk shfaqen pothuajse deri në dëmtimin e 90% të tyre, e megjithatë shenjat përfshijnë fryrje të këmbëve, lodhje, vështirësi përqëndrimi, ulje oreksi etj.
Veshka, organ me disa funksione, luan rol themelor rregullues tek trupi i njeriut.

Veshkat janë të domosdoshme për funksionimin e sistemit urinar dhe kryejnë edhe funksione homeostatike të tilla si rregullimin e elektroliteve, dhe rregullimin e trysnisë së gjakut.

Artikulli paraprakUJI I DRINIT RREZIKON BIZNESET NË BAHÇALLËK
Artikulli tjetërPANAIRI I GRAVE ARTIZANE NË DITËN E GRUAS