Në ditën ndërkombëtare në përkujtim të viktimave të aksidenteve polciai vendore e Shkodrës organizoi një aktivitet sensibilizues në aksion nacional Shkodër-Tiranë duke vendosur edhe një tabelë për ndërgjegjësimin e qytetarëve.
Shkodër-Tiranë është një prej akseve burim për aksidentet. Numri i aksidenteve në tetor ka qenë i lartë bën të ditur policia. Në këto 11 muaj policia e Shkodrës ka deri në trefishim të gjobave për shoferë të ndryshëm si e vetmja mënyrë për t’i ndërgjegjësuar. Aksidentet rrugore janë një prej problemeve kryesore të policisë së Shkodrës që vijnë nga mosrespektimi i rregullave, mungesa e sinjalistikës në rrugë por edhe mungesa e logjistikës për vetë policinë.