Një ditë ndërkombëtare enkas për të gjithë personat që lënë punët e tyre për t’u marrë me punë të komunitetit në mënyrë vullnetare.

Ndërkohë në ditët e sotme vullnetarizmi sipas drejtuesit të EKO Mendje, Mirsad Basha, merret si diçka e detyruar, ashtu siç është bërë realisht në periudhën e komunizmit. Megjithatë, sot janë krijuar grupe të ndryshme vullnetare, të cilat bëjnë punë të ndryshme, pa para por thjeshtë për të ndihmuar shoqërinë dhe jo vetëm, për një të mirë. Sipas Bashës, vullnetarizmi është mision i mirë i cili afron të rinjtë në nisma të ndryshme dhe është në të mirë të shoqërisë dhe vetë personave që bëjnë vullnetarizëm, i ndihmon këta të funidt të gjejnë veten.

Në qytetin e Shkodrës, një numër i madh nismash vullnetare nga organizata të ndryshme kanë sjell projekte mjaft të mira në dobi të komunitetit. “Vullnetarët e Jetës” për dhurimin e gjakut apo “Dhuro dashuri gjyshërve” janë vetëm dy nga iniciativat vullnetare, të cilat japin mesazhin e mirë të sensibilizimit dhe mirësisë.

Artikulli paraprakRAMA-MOGHERINIT: PRESIM REZULTAT POZITIV PËR FILLIMIN E NEGOCIATAVE
Artikulli tjetërFESTA E SHËN KOLLIT NË SHKODËR