31 maji, dita ndërkombëtare kundër duhanit. Në këtë ditë, zyra e promocionit pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër mori një nismë kundër duhanit, kësaj radhe në shkollën profesionale “Hamdi Bushati”.
Në fokus ishin të rinjtë e këtij institucioni arsimor, për të marrë informacionin e duhur kundër pirjes së tij, dhe për t’u mësuar me efektet negative të tij.
Pirja e duhanit, njeh një trend në rritje në vitet e fundit, pavarësisht se ka patur fushata të shumta të sensibilizimit. Më shqetësuese situata duket të jetë edhe tek femrat. Trendi tek këta të fundit është rritur ndjeshëm.
E
Ndërkohë, në këtë shkollë u zhvillua edhe një tjetër aktivitet, i cili ka lidhje men kthimin e saj jo vetëm në shkollë, por edhe në qendrës komunitare.
Nxënësit e klasave të nënta të shkollave të ndryshme kanë bërë të mundur që bluzat të kthehen në çanta dore, duke shfrytëzuar ambjentet e shkollës.