Në vitin 1989, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje për ta shënuar këtë ditë si një mënyrë për të promovuar një kulturë globale të ndërgjegjësimit ndaj rrezikut dhe reduktimit të katastrofave, kurse në vitin 2009, datën 13 Tetor, e vendosi si ‘Dita Ndërkombëtare për Zvogëlimin e Rreziqeve nga Katastrofat.’. Pikërisht për të folur për këtë ditë, ishte në lidhje direkte për Star Plus profesori I Gjeografisë në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, Ervis Krymi.

“ Është një ditë simbolike, por me një kuptim të madh. Fenomeni që prek më shumë vendin tonë janë përmbytjet dhe në këtë datë duhet të kemi parasysh si ti përballojmë këto rreziqe natyrore, që janë bërë të shpeshta dhe japin impakt në territor e familje. Një rrezik I madh janë edhe zjarret dhe erozioni I brigjeve të lumenjve. Janë marrë disa masa për këto rreziqe natyrore, është bërë ndërhyrje në argjinaturë, si dhe është bërë sensibilizim I qytetarëve. Janë zhvilluar disa trajnime jo vetëm për institucionet vendore, por edhe me të rinjtë, që të krijohet një kulturë se si të përballemi me këto rreziqe natyrore.

Sa I përket zjarreve, është vënë re një numër më I ulët I tyre kohët e fundit për shkak edhe të ndërhyrjeve, por aja që është e rëndësishme për përballimin e çdo katastrofe natyrore është rritja e kapaciteteve”

Artikulli paraprakTRUMP NUK GJEN QETËSI/ SËRISH TENTATIVË PËR ATENTAT? ARRESTOHET NJË PERSON I ARMATOSUR PRANË VENDIT KU DO TË MBAHEJ TAKIMI ELEKTORAL I ISH-PRESIDENTIT
Artikulli tjetërBILARDISTËT E VLLAZNISË: S’KEMI MBËSHTETJE