Pjesa e parë e ditës do të paraqitet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare.

Por, sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës pritet të sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar shira afatshkurtër, të cilët herë pas herë do të jenë në formë rrebeshi shoqëruar me stuhi lokale breshëri.

Temperaturat e ajrit ulen me 2 gradë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi në zonat malore deri në 36-37°C mesdita në zonat e ulëta.

Era do fryjë mesatare duke arritur shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Artikulli paraprakSEZONI TURISTIK/ SHKELËN KUFIZIMIN E LËVIZJES, POLICIA GJOBIT 56 DREJTUES KAMIONËSH
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PËRFSHINË KOSOVËN, GJAKOVA ‘PUSHTOHET’ NGA STUHI BRESHËRI