Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të dominojnë në të gjithë territorin, KU më të dukshme vranësirat do paraqiten në zonat lindore, por pa rrezikuar reshje.

Mesdita sjellë zhvillim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit duke gjeneruar rrebeshe afat-shkurtër shiu dhe ministuhi lokale breshëri në gjysmën lindore të Shqipërisë. Ndërsa orët e vona të pasdites dhe nata sërish do të jenë në ndikimin e kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit, por rriten në mesditë duke shënuar vlerat minimale dhe maksimale 9°C deri në 31°C.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 55 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 5 ballë.

Artikulli paraprakSOT TIRANA ‘KRYEQYTETI’ I BALLKANIT PERËNDIMOR, MBAHET NË PALLATIN E BRIGADAVE SAMITI I LIDERËVE TË RAJONIT, DREJTOHET NGA RAMA DHE VARHELYI! MARRËVESHJET E PRITSHME
Artikulli tjetërBURIMET FINANCIARE PËR FRYMË MË 2020, JA CILA JANË BASHKITË ME NIVELIN MË TË ULËT DHE MË TË LARTË