Duket se edhe këtë të shtunë, vendi ynë do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike si edhe në ditët e kaluara.
Sipas MeteoAlb, ditën e sotme priten alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare që do të dominojnë në zonat malore, por me kthjellime mbetet bregdeti.
Pasditja sjellë sërish zhvillim të vranësirave dhe rrebeshe shiu në pjesën më të madhe të vendit, por mbrëmja sjellë përmirësim të motit dhe dominim të kthjellimeve.
Temperaturat e ajrit ulen lehtë gjatë mëngjesit dhe mesditës DUKE shënuar vlerat minimale dhe maksimale 8°C deri në 29°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 40 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.