Vranësira dhe reshje do të mbizotërojnë motin në vend gjatë paradites, por mesdita sjell largim të vranësirave nga zonat perëndimore duke spostuar reshjet drejt zonave lindore. Nata sjell përmirësim të motit në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 0 °C zonat malore deri në 15 °C ultësira perëndimore.
Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 3 ballë.
Rajoni dhe Europa
Mot i kthjellët mbetet në Gadishullin Iberik, pjesërisht Qëndër dhe në Europën Lindore. Ndërsa Veriu dhe Jugu i Kontinentit dominohen nga vranësira e reshje të dendura.