Ditën e sotme në orët e para të mëngjesit pritet të jenë në mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në të gjithë vendin, ku më të dukshme do të jenë pjesërisht në Qendër dhe Jug të Shqipërisë.

Duke filluar në orët e mesditës dhe në vijim do të kemi përmirësim të dukshëm të kushteve të motit në të gjithë vendin.

Në ultësirën perëndimore do të ketë edhe intervale të gjata me kthjellime. Në zonat malore mbeten prezente vranësirat kalimtare. Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 0°C deri në 16°C. Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.

Kosova mbetet në dominimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve me kthjellime. Parashikohet që kthjellimet më të dukshme të jenë gjatë orëve të mesditës.

Ndërsa vranësirat gjatë mëngjesit dhe mbrëmjes do të pësojnë herë pas here zhvillime të përkohshme duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore në Kosovë. Temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm, ku minimalet gjatë mëngjeseve do regjistrojnë -4°C dhe maksimalet gjatë mesditës do të ngjiten deri në 10°C.

Artikulli paraprakHËNA ËSHTË KTHYER NË FAVOR DHE NDRIÇON QIELLIN ME DASHURI, ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSOT KUVEND, INA ZHUPA INTERPELANCË ME MINISTREN ELVA MARGARITI