Vendi ynë do të ndikohet nga mot i paqëndrueshëm dhe me reshje shiu.
Sipas MeteoAlb dita nis me vranësira të shpeshta dhe reshje të pakta shiu në pjesën më të madhe të vendit. Por në zonat malore dhe kryesisht veri dhe verilindje të Shqipërisë do ketë reshje të pakta dëbore.
Këto kushte atmosferike mbeten deri pasdite kur moti përmirësohet fillimisht në zonat bregdetare dhe gjatë mbrëmjes kthjellimet do të dominojnë në të gjithë vendin.
Temperaturat e ajrit ulen ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3 deri 15°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det krijohet dallgëzim 4 ballë.
Rajoni dhe Europa
Europa Lindore dhe vendet e ballkanit perëndimor do të përfshihen nga masa ajrore të paqëndrueshme dhe të freskëta duke sjellë reshje shiu e dëbore. Ndersa kthjellimet mbizotërojnë pjesën tjetër të kontinentit.