Eshte permbyllur ne Lezhe me nje aktivitet gjitheperfshires “Dita Ndërkombëtare Olimpike” që këtë 23 qershor shënoi edhe 75 vjetori e saj. Qendra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” në Bashkinë e Lezhës solli në sheshin e qytetit vlerat sportive te gershetuara edhe me aktivitete kulturore dhe edukative.
Ne fjalen e tyre ne kete aktivitet, N/Kryetarja e Bashkise Eueda Molla, përfaqsuesja e Akademisë Olimpike Enkelja Çaushu dhe Drejtori i DRAP Hasan Muça folen per masivizimin e sportit, identifikimin e talenteve dhe mbeshtetjen qe po tregohet pikerisht per sportin.
Per te 4 vit radhazi, komiteti olimpik shqiptare ka perzgjedhur Lezhen per te permbyllur rrugetimin e aktiviteteve te shumta qe mbahen ne kuader te dites olimpike nderkombetare.