Në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” është zhvilluar dita olimpike e cila përkon edhe me 30 vjetorin e krijimit të akademisë olimpike Shqiptare. Ashtu siç e don tradita ky aktivitet sportiv nisi me ceremonine e ndezjes së pishtarit olimpik nga atleti shkodran Izmir Smajlaj.
Në fjalën e tij kryetari i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar Fidel Ylli theksoi se zhvillimi i kësaj olimpiade është kthyer në traditë me qëllimin për të edukuar brezat për rëndësin që ka sporti në jetën e njëriut.
Aktiviteti vijoj më pas me lojra të ndryshme olimpike si atletikë, aerobi, ushtrime gjimnastikore, free style etj.