Kur jemi para stinës së dimrit, vëmendja përqëndrohet të masat e marra për zvogëlimin e rreziqeve nga katastrofat natyrore, ku 13 tetori shënonte ditën botërore të tyre. Ervis Krymbi, pedagog I gjeografisë në universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” tregon se ndërhyrja nga dora e njeriut ka përkeqësuar situatën e krijuar nga ndryshimet klimatike.
Ndërkohë, një fenomen interesant, ndryshe prej viteve të fundit është intensiteti I lartë I shirave gjatë 24 orëve.
Sipas pedagogut, masat e marra deri tani kanë zvogëluar rrezikun nga katastofat por situata sigurisht kërkonë më tepër gatishmëri dhe kontroll në terren.
Dita ndërkombëtare për zvogëlimin e rrezikut të katastrofave natyrore u shënua në në vitin 1989, ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së bëri thirrje për ta shënuar këtë ditë si një mënyrë për të promovuar një kulturë globale të ndërgjegjësimit ndaj rrezikut dhe reduktimit të katastrofave.