Ne Katedralen “Shen Shtjefni” eshte kremtura “Dita Rinore Dioqezane”.

Kjo dite mblodhi te gjitha grupet rinore te Dioqezës Shkodër – Pult të shoqëruar nga pergjegjësit e tyre, ku u vu re një pjesmarrje e madhe e te rinjeve duke shprehur keshtu më së miri vlerat dhe rëndësinë që kanë pikerisht të rinjtë në jetën e Kishës. Arqipeshkvi i Dioqezes Shkoder Pult, Imzot Angelo Massafra theksoj se kjo dite, pikerisht ne vitin jubilar te meshires eshte pervoje e vllazerise, festetes dhe perqafimit. Imzot Massafra thote se viti i meshires I shpallur nga Papa Francesku eshte nje mesazh i rendesishem per momentet qe bota po perjeton ndaj te gjithe duhet te pranojme te marrim nga zoti meshire. Dita rinore dioqezane u shoqerua me meshen e shenjte ku te rinjeve iu percoll mesazhi i Papa Franceskut ne kete vit jubilar te meshires. Pasuria me e madhe qe ka jo vetem kisha,por mbare shoqeria eshte pikerisht rinia.per kete arsye dioqeza organizon herepashere takime ku ne fokus kane pikerisht kete grup moshe.

Artikulli paraprakKUÇI: KEMI NISUR KRASITJEN E PEMËVE NË QYTET
Artikulli tjetër“KREZHME ME TË VARFËRIT” NË VAU DEJËS