Zyra e Avokatit të popullit në Shkodër ka vijuar traditën e dyerve të hapura për qytetarët.

Avokatja e popullit, Erinda Ballanca, ka qënë vetë prezente në Shkodër ku është takuar me qytetarët duke u njohur me ankesat e tyre. Në intervistën dhene per mediat, ajo eshte shprehur se problemet kryesore lidhen me hipotekat, por edhe institucionin e sigurimeve shoqerore.

Nga ana tjetër, Ballanca është shprehur se ne fokus të punës së këtij institucioni nuk është vetëm marrja e ankesave, por zgjidhja e tyre. Keto takime do te jene te herepashershme ne te gjithe qarqet e vendit, nderkohe qe zyra e avokatit te popullit do te referoje te gjitha shqetësimet e komunitetit pranë institucioneve te qeverise shqiptare

Artikulli paraprakPROBLEMET E ARTIZANËVE TË SHKODRËS
Artikulli tjetër“BYPASS-i”, ZBULOHET NJË TJETËR SKANDAL!