Me rastin e 10 majit Ditës Kombëtare të Drejtësisë një grup nxënësish të gjimnazit “Jordan Misja” vizituan Gjykatën e Apelit Shkodër e cila këtë të enjte organizoi “Ditën e Hapur”.

Kjo ditë ishte konceptuar si një ditë dialogu mes nxënësve dhe kreut të gjykatës së apelit Shkodër Fuat Vjerdha.

Ndërkohë Vjerdha informoi të rinjtë se të gjitha sallat ku zhvillohen seancat gjyqësore janë të pajisura me sistemet e regjistrimit audio mundësuar nga USAID

Temat zgjuan interes tek nxënësit të cilët me anë të pyetjeve drejtuar kreut të gjykatës së apelit shuan kuriozitetin e tyre mbi cështjet e ndryshme.Gjykata e Apelit Shkodër është inauguruar një vit më parë , pikërisht me 10 maj 2017.

Gjykata e re e apelit ka mjedise të mjaftueshme për zhvillimin e gjyqeve, hapësira për gjyqtarët dhe qytetarët por edhe një arredim modern ndryshe nga situata në të cilën ndodhej më përpara

Artikulli paraprakPLAZHI PUBLIK I SHIROKËS,PUSHUESIT TË ZHGËNJYER
Artikulli tjetërSHKODËR, PLAGOSET ME ARMË ZJARRI 35-VJEÇARI