Ashtu si çdo vit disa pika strategjike të vijës bregliqenore të Shkodrës po shërbejnë gjithnjë e më tepër për pushuesit.

Edhe kjo fundjavë i ka gjetur shumë shkodranë në pikën turistike të Shirokës duke shfrytrëzuar rrezet e diellit dhe ujin e ngrohtë të liqenit. As rebeshi i shiut që përfshiu në mesditë Shirokën dhe Zogajn nuk ka ndikur në uljen e pushuesve.

Para dhe pas viteve ’90 vija bregliqenore në Zogaj dhe Shirokë përdoret gjithnjë e më tepër nga qindra qytetarë për shkak të vlerave kurative, bukurive të zonës dhe afërsisë me Shkodrën.

Ndërkohë, sipas banorëve të zonës, numri i turistëve është gjithnjë në rritje për shkak të ujit të pastër, ajrit të freskët, çmimeve të favorshme, por edhe gatimeve tradicionale me peshk.

Artikulli paraprakKUJDES TEMPERATURAT! “ÇDO MOSHË NË RREZIK”
Artikulli tjetërEUROPA PËRFSHIHET NGA TEMPERATURAT MBI 40 GRADË