Shqipëria në këtë javë që sapo ka nisur është mbërthyer nga i ftohti Siberian. Në Shkodër kjo dukuri ka dhënë impaktin e saj sa i përket ngrohjes. Këto ditë të ftohta shkodranët tregojnë se po i kalojnë me vështirësi. Çmimi i druve për ngrohje është rritur ndërsa edhe energjia elektrike është e shtrenjtë për ta.
Një metër kub dru në Shkodër aktualisht shitet me rreth 60-70 mijë lekë të vjetra e cila ndikon jo pak në xhepin e qytetarëve shkodran. Shumë prej familjeve e kanë të pamundur që ta përballojnë, kryesisht ata me ndihmë ekonomike ose të moshuarit.