Kryeministri i vendit Edi Rama ka nisur ditën me familjen e Niko Ahmetit.

Familja e Niko Ahmetit, e cila ndodhet në gjendje të vështirë ekonomike dhe që banon në fshatin Vajzë të Vlorës më datë 8 shtator u vizitua kryeministri Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Manastirliu.

Të dy zyrtarët e lartë panë nga afër kushtet e vështira në të cilat jetonte familja e Niko Ahmetit dhe premtuan rindërtimin e shtëpisë dhe ndihma për familjarët.

Gjithashtu kryeministri Rama i premtoi kryefamiljarit se puna për rindërtimin e shtëpisë do fillojë së shpejti madje do shikohet dhe mundësia që pjestarët e familjes Ahmeti të përfitojë nga grantet për zhvillimin rural.

Niko Ahmeti: Kjo është banesa ku jetoj me 5 fëmijët, pa ujë, pa drita, pa rrugë, marr vetëm një ndihmë ekonomike. Ja kjo është familja ime, fëmijët kanë mbaruar tetëvjeçcaren, vajzat e vogla vazhdojnë shkollën.

Rama: Ku flini?

Niko Ahmeti: Sheshit, ja si shikon, me mundësitë e mia, kaq mundësi kam.

Rama: Do të shikojmë t’ju gjejmë një mënyrë t’ju ndihmojë edhe për shtëpinë, edhe për fëmijët edhe për mundësi për ndonjë blegtori të vogël.

Në videon e postuar nga kryeministri, bëhet e ditur se familjes i është vendosur energjia elektrike dhe se shtëpia është restauruar dhe pajisur me disa mobilje dhe pajisje të tjera elektroshtëpiake.

Ju uroj një ditë të mbarë me dritëzën e sapondezur të shpresës në familjen e Niko Ahmetit.

 

Artikulli paraprakSHPËTOI FQINJËT GJATË PËRMBYTJEVE NË FRANCË, 33-VJEÇARIT SHQIPTAR I JEPET LEJA E QËNDRIMIT PËR NJË VIT
Artikulli tjetërBLINDA DHE SNAJPERA, FNSH E RENEA RRETHOJNË KRUJËN