Presidenti i vendit Ilir Meta ka kujtuar ditëlindjen e shkrimtarit të njohur shqiptar me famë botërore, Ismail Kadare.

Meta shkruan se Kadare është shprehësi më i jashtëzakonshëm i kombit shqiptar. Kadare lindi më datë 28 janar 1936, duke mbushur sot 85 vjeç.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Gëzuar ditëlindjen Ismail Kadare, gjeniu ynë i madh i letrave, shprehësi më i jashtëzakonshëm i fuqisë së mendimit, kulturës, vlerave dhe forcës krijuese të kombit shqiptar, që si askush tjetër dite t’u japësh përmasa universale duke na bërë krenar të gjithëve.

Ishe për ne dritë në një nga periudhat më të errëta, siç vijon të mbetesh një simbol i ndritur i vokacionit tonë europian, për çka të jemi mirënjohës përjetë.

Në këtë datë të shënuar për Ju, u bashkohem sot urimeve më të ngrohta të familjes së dashur Kadare dhe mbarë kombit shqiptar, për të pasur shëndet e jetë të gjatë dhe shumë suksese të reja në krijimtarinë Tuaj të shkëlqyer letrare! 💐📚🇦🇱

foto galeri

Artikulli paraprakVRANËSIRA, POR JO RESHJE SHIU! PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërKOLLA AKUTE NGA E FTOHURA, MJALTI MË MIRË SE ANTIBIOTIKËT