Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka kujtuar sot ditëlindjen e shenjtores shqiptare Nënë Tereza, e cila lindi në Shkup më 26 gusht 1910 dhe u nda nga jeta në Kalkutë më 5 shtator 1997.
Me një prej mesazheve më kuptimplote të Nënë Terezës, Meta uron shqiptarët për një fundjavë të gëzuar me familjen dhe të dashurit.
“’Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por secili nga ne mund të bëjë gjëra të vogla me dashuri të madhe’.
Duke rikujtuar këtë porosi të Shenjtores tonë Nënë Tereza, sot në ditën e saj të lindjes, ju uroj një fundjavë të gëzuar me familjen dhe të dashurit tuaj!”, shkruan Meta.