Kanë mbetur edhe rreth dy muaj nga përfundimi i procesit të rregull mësimor për maturën shtetërore dhe gjimnazistët e vitit të tretë po i afrohen ditës kur duhet të përballën me sfidën e zgjedhjes së një degë në universitet.

Për ta bërë më të lehtë zgjedhjën për secilin, universiteti i Shkodrës po organizon prej disa ditësh takime të quajtura “Ditët e hapura”, ku maturantët po informohen për procedurat e aplikimit, por edhe për programet e studimit të çdo dege. Takimi i radhës u mbajt të mërkurën pasdite, ku pedagoge të fakultetit ekonomik u bënë apel nxënësve për të zgjedhur këtë institucion si mënyra më e mirë për t’u bërë dikushi në jetë. Ndërsa shefja e departamentit të biznesit Ardita Boriçi u bëri një ftesë të hapur të gjithë maturantëve që kryejnë studimet parauniversitare këtë vit. “Ditët e hapura” janë një cikël takimesh të cilat do të vazhdojnë deri në plotësimin e formularëve A1 dhe A1 Z.

Artikulli paraprakCANNABIS, APELI “ARREST ME BURG” PËR DY KRYEPLEQTË
Artikulli tjetërKËSHILLI TRANSFERON JETIMËT NË KONVIKTIN E PYJORES